19 nëntor 2014 – Pas shumë zërave që qarkullonin për shtatzëninë e Drejtoreshës së Doganave, Elisa Spiropali, tashmë konfirmohet fakti se ajo është në pritje të një vajze.
“Unë jam duke pritur me shumë dëshirë një vajzë. Kjo është e para studio ku unë e them. Por këto gjëra janë shumë personale dhe intime, por unë kam kënaqësinë ta ndaj me ju dhe kjo është gjëja më e bukur që mendoj aktualisht”, ka deklaruar ajo gjatë intervistës për Eni Vasilin mbrëmjen e djeshme.
Më pak se një muaj më parë, ajo vuri kurorë me partnerin e saj Salarjon Totaj. Në fund të muajit tetor, Spiropali i dha fund beqarisë, në një ceremoni elegante në një lokal në periferi të Tiranës.





