Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e cila u bë nënë për herë të parë katër vite më parë, po përflitet për një shtatzëni të dytë.
Shkak për këto aludime është bërë një foto e publikuar në Facebook nga Spiropali pas takimit me nënkryetaren e Grupit Parlamentar CDU/CSU për Europën, Katja Leikert dhe delegacionin nga Bundestagu gjerman dhe vëmendjen e ka rrëmbyer pamja e saj.
Në foto ministrja shfaqet me disa kile më shumë ndaj në rrjet kanë nisur dyshimet për një shtatzëni të mundshme. Lidhur me këto lajme, Elisa nuk ka dhënë ende asnjë deklaratë, por mesa duket vajza e saj Nalta, së shpejti do të bëhet me një motër ose një vëlla.





