Kreu i qeverisë Edi Rama ka mledhur në një takim kandidatët e PS-së për qarkun e Tiranës.
Drejtuesja e qarkut Elisa Spiropali në fjalën e saj vlerësoi punën e të gjithë deputetëve deri më sot.
“Përbërja e kësaj skuadre është një kombinim shumë i mirë i eksperiencës i të gjithë të deputetëve të të gjithë kësaj legjislature, kolegëve të mi, kokegëvëe tanë që janë këtu edhe nuk do t’i përmend një nga një që në këtë legjislaturë kanë bërë një punë fantastike, kanë qenë aty çdo herë për t’i shërbyer komuniteteve të tyre, kanë punuar në komisione me shumë dedikimi, kanë përballuar seanca që nuk kanë qenë të lehtë shpesh jashtë të çdo lloj të etikës parlamentare dhe kodit etik. Ju jeni në listën e PS as në të hapur dhe as në të mbyllur, sepse aty do të jetë eksperienca dhe kontributi që do të vlerësohet nga qytetarët”, tha Spiropali.
Për të rinjtë Spiropali tha se është shpresë plot që kanë kuptuar se PS është mjet transormimi për Shqipërinë.
“Për të rinjtë jam shpresë plotë, që i janë bashkuar PS, dhe për ata që kanë kuptuar se PS është mjet për të transformuar Shqipërinë me Edi Ramën dhe PS”, tha Spiropali.