Elisa Spiropali është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, me 75 vota pro dhe 4 kundër.

Spiropali ka pasuar Lindita Nikollën e cila dha dorëheqje nga ky post për arsye shëndetësore.

Kujtojmë se më herë, Spiropali ka mbajtur postin e ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, që nga sot do të drejtohet nga Taulant Balla.