Itali, 21 shtator 2014 – Elisabetta Canalis do të shesë fustanin e saj të nusërisë dhe të ardhurat që do të grumbullohen, do të shkojnë për bamirësi. Këtë lajm ajo e ka konfirmuar me anë të një postimi në Twitter. 

Showgirli italian Elisabetta Canalis, ka nxjerrë në ankand fustanin e saj të nusërisë, të cilin e veshi në datën 14 shtator, në martesën e saj me kirurgun amerikan Brian Perri. Të ardhurat nga shitja e fustanit do të shkojnë për bamirësi, në shtëpinë familje të Criaturas në Alghero, e cila që nga viti 2010 kujdeset për fëmijë të huaj dhe italianë. 
Sa i takon fustanit të bardhë ajo ka shkruar: “Për të falenderuar qytetin e Alghero që është treguar kaq i mrekullueshëm në ditën më të rëndësishëm të jetës sime, kam vendosur të nxjerrë në shitje fustanin e nusërisë, për të mbështetur komunitetin e Criaturas në Alghero, i cili pret të miturit”.