Grupi i njohur Elita 5 ka ndezur publikun durrsak.

Në koncertin e fundit dhënë mbrëmjen e së shtunës në një nga diskot verore të Durrësit me qindra ishin të rinjtë dhe adhuruesit e këtij grupi që rikthyen edhe njëherë në kujtesë hitet e famshme të grupit nga Tetova e Maqedonisë.

Shumë nga këngët u shoqëruan në kor nga publiku i pranishëm, duke u rezervuar të gjithë pjesëmarrësve një mbrëmje të paharrueshme nën tingujt e muzikës rrok së Elita 5.