Një ndër çiftet me të njohura kosovare janë bërë prindër sot për herë të parë

Prezantuesja e Elite Show, Elita Rudi dhe reperi Gjiko, janë bërë prindër të një djali, i cili ka lindur sot.

Lajmi është bërë publik nga nëna e reperit, e cila në një postim në Instagram shkruan:

“Ndjenjë e veçantë, nga sot gjyshe”, ka shkruar ajo poshtë një fotografie, ndërsa në dorë mbante një buqetë me lule ku shkruante “It’s a Boy”.