Moderatorja kosovare Elita Rudi, pas lindjes së fëmijës së parë, i është nënshtruar një ndryshimi drastik. Nga brune, moderatorja ka vendosur të bëhet bionde.
Si duket ky ndryshim nuk ka mbetur larg vëmendjes së bashkëshortit të saj, reperit të njohur Asdren Gjikolli, i njohur me emrin artistik “Gjiko”.
Ai ka zgjedhur të komentojë në postimin e bashkëshortes pa fshehur habinë. “Gru a je ti?”, shkruan Gjiko, koment i cili ka ndezur debatin në mesin e fansave.
Komentit të tij i është përgjigjur edhe moderatorja Elita Rudi, e cila zbulon me ndjekësit e saj që ka pasur një debat me Gjikon.
“Hala idhnueshëm me ty jam”, shkruan moderatorja.





