Moderatorja dhe reperi i njohur nga Kosova, Elita Rudi dhe Gjiko, janë prej dy vitesh në një lidhje ndërsa pak kohë më parë hodhën një hap më zyrtar në marrëdhënien e tyre pas propozimit për martesë.

Mirëpo, teksa dasma madhështore po afrohet, "Indeksonline" mëson se Elita është në pritje të fëmijës së parë.

Burimet kanë treguar se moderatorja nuk është ndjerë mirë kohët e fundit dhe kjo e ka penguar atë që të realizojë disa nga emisionet e saj.