Aktorja shqiptare me famë ndërkombëtare, Eliza Dushku është bërë nënë për herë të dytë.
Lajmin e bukur e ka dhënë vetë aktorja 40-vjeçare përmes një postimi në Instagram, ku ka zbuluar se ajo dhe bashkëshorti Peter Palandjian kanë vendosur ta quajnë të porsalindurin Bodan.
“Duke mirëpritur djalin tonë të bukur, “Bodan”, kjo javë ka qenë një udhëtim në vetvete. Mirënjohje dhe gëzim! Këta djem i japin jetës horizonte të reja. Bourne & Bodie: #Vëllezërit e Bostonit. Faleminderit të gjithëve që na mbështesin dhe na duan. Ah, kjo është ajo ku ne duhet të jemi (sic)”, ka shkruar ajo.
Aktorja dhe partneri i saj u bënë prindër për herë të parë në vitin 2019, me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Philip Bourne Dushku Palandjian, por shkurt e thërrasin Bourne.