Ajo ka qenë mbështetësja më e flaktë e filmit ‘Shok’ në Hollivud. Këtë e vërtetojnë profilet e saj në rrjetet sociale, ku përgjatë gjithë kohës që ‘Shok’ ka qenë në garë me 4 filma të tjerë për çmimin Filmi më i Mirë i Shkurtër Aksion, ajo ka bërë një fushatë të vërtetë.

Edhe pse ‘Shok’ nuk u vlerësua me Oscar, Eliza Dushku ka shprehur mirënjohjen dhe krenarinë për këtë arritje të rrallë të shqiptarëve, përmes Twitter-it të saj:

‘Ju na fituat zemrat, dhe me guxim, hodhët dritë mbi historinë shqiptare dhe kosovare, për të gjithë botën’

Edhe më parë, ajo e bëri të qartë se, sido që të shkonin gjërat, shqiptarët do ta mbështesnin ‘Shok’ deri në fund. ‘Solidaritet, respekt’, shkroi ajo pranë fotos ku një grup mbështetësish të filmit bënin shqiponjën me duar, ‘Ju keni fituar tashmë’