Aktorja e famshme shqiptare, Eliza Dushku është në pritje të ëmbël. Dushku po pret fëmijën e parë më bashkëshortin biznesmen, Peter Palandjian.
38-vjeçarja konfirmoi lajmin në premierë e dokumentarit të saj "Mapplethorpe", ditën e enjte në New York City, ku dukej edhe barku i saj i rrumbullakosur.
"Jemi shumë të emocionuar. U martuam në gusht dhe ky është një vit shumë special për ne,"-tha Eliza.
Aktorja dhe 54-vjeçari u martuan në Boston më 18 gusht 2018, 1 vit pasi njoftuan fejesën e tyre.





