Në Muzeun Arkeologjik të qytetit të Durresit është organizuar nga Instituti italian i Kulturës, koncerti “Duo” me Eliza Lovele dhe Roberto Brandolisio, concert I cili u ndoq me mjaft interes nga artdashësit durrsakë që morën pjesë. Të dy protagonistet e këtij koncerti janë shquar për nivelin e larte të ekzekutimeve në shumë koncerte brenda dhe jashtë italisë.
Elisa Lovele ka lindur ne Trieste në vitin 1987 dhe ka marë Diplomën Akademike në Kanto lirike, me rezultate të shkëlqyera pranë Konservatorit të Tomadinit në Udine, në rolin e Violetës (Travijata e Verdit). Në gusht të vitit 2016 ka fituar dhe debutuar me të njëjtin rol Verdian në Arenën Montekroci në Messina-Barcelona me orkestren fizarmonike të Tiranës, të drejtuar nga Maestro Orazio Boronello.
Po ashtu edhe Roberto Brandolisio është diplomuar për Piano pranë Konservatorit Jakopo Tomadini në Udine, me nota të shkëlqyera nën drejtimin e Maria Felicita Roso Perez dhe në kompozicion nën drejtimin e Renato Miani. Ai Ka marë pjesë në Masterclass me Marian Mika, Jeffrey Swann, Roccardo Risaliti dhe Daniel Riviera dhe ka performuar disa herë në solo në formacione dhome në Itali dhe jashtë saj, ndër të tjera në Universitetin Mozarteum Salzburg dhe në Akademinë muzikore në Tiranë. Në vitin 2009 ka fituar vendin e dytë në konkursin Mariagrazia Fabris Trieste.
Koncerti u organizua ne dy pjesë. Në pjesën e parë sollën kompozime të Tostit, Gastaldoni-it, dhe Shtausit. Ndërsa në pjesën e dytë u ekzekutuan pjesë të Donizzetit, Rossinit, Bellinit, Rachmainov dhe Verdit.
K.H.