Elon Musk i bën thirrje mbretit Charles të shpërndajë parlamentin britanik dhe të thërrasë zgjedhje të reja të përgjithshme.
Pronari miliarder i platformës ‘X’ dhe i zgjedhuri i Donald Trump për të udhëhequr Departamentin e Eficencës së Shtetit ndau një postim duke kërkuar nga monarku të ndërhynte ndërsa ai u përplas me qeverinë për një rast të bandave që abuzonin seksualisht me vajzat e reja.
Kujtojmë se në Britani, edhe pse monarku ka kompetencën për të shpërndarë parlamentin, ky pushtet është kryesisht formal dhe ushtrohet me kërkesë të kryeministrit, për të mbajtur zgjedhje të reja. Nëse mbreti do të shpërndante parlamentin pavarësisht kundërshtimit të kryeministrit, kjo do të shkaktonte një krizë kushtetuese në Mbretërinë e Bashkuar.