Elon Musk doli në skenë në mitingun e ish-presidentit Donald Trump në Butler, Pensilvani, vendin ku tre muaj më parë iu bë atentat.

Miliarderi ofroi mbështetjen e tij të plotë për kandidatin republikan dhe iu bëri thirrje njerëzve që të votonin.

53-vjeçari doli në skenë me brohoritje të forta nga turma prej mbi 20,000 personash, ndërsa ishte i veshur me të zeza – duke përfshirë një kapelë të zezë MAGA.

“Presidenti Trump duhet të fitojë për të ruajtur Kushtetutën. Ai duhet të fitojë për të ruajtur demokracinë në Amerikë”, theksoi Musk para audiencës.

Në fjalët e tij të shkurtra, CEO i Tesla dhe SpaceX sulmoi presidentin Biden dhe kolegët demokratë ndërsa lavdëroi Trump.

“E dini, testi i vërtetë i karakterit të dikujt është se si ata sillen. Dhe ne kishim një president që nuk mund të ngjiste shkallët dhe një tjetër që pomponte me grusht pasi u qëllua”, tha Musk.