Në intervistën e fundit Elon Musk paralajmëroi se “një bandë njerëzish me siguri do të vdesin” në fazat fillestare të eksplorimit të Marsit, shkruan “People”.

“Njerëz mund të vdesin, do të jetë e pakëndshme dhe ndoshta nuk do të keni ushqim të mirë,”– tha Musk. “Reklamat për udhëtimin duhet të theksojnë se do të jetë një udhëtim i mundimshëm dhe i rrezikshëm, ku mund të mos kthehesh gjallë.”

Musk theksoi se do të jetë një aventurë dhe përvojë e lavdishme, ai gjithashtu bëri të qartë edhe mundësitë e rrezikut.

“Sinqerisht, një numër i madh njerëzish ndoshta do të vdesin në fillim. S’është për të gjithë. Por është një aventurë e lavdishme dhe do të jetë një përvojë e mahnitshme”,- tha ai, duke shtuar me një nënqeshje: “Vetëm vullnetarët!”

Më shumë se 100 raketa gjatë dekadës së fundit janë dërguar në Mars  në përpjekje për të mundësuar dërgimin e turistëve në Hënë dhe Mars, por një numër i raketave pa pilot kanë marrë flakë.

Në 2015 Musk diskutoi për krijimin e një qyteti në Mars dhe këtë ai pretendon që ta arrijë në 2026 pasi do dërgojnë njerëzit e parë në Planetin e Kuq.