Koordinatorja politike e LSI-së në qarkun e Durrësit, Elona Guri ka reaguar pas deklaratës të sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, ku sulmonte koalicionin e Komisionit të Rithemelimit me LSI-në që do quhet “Shtëpia e Lirisë”.

Përmes një postimi në “Facebook”, Guri thotë koalicioni “Shtëpia e Lirisë”, cënon interesat financiare që Lulzim Basha dhe grupi i tij përfitojnë nga qeveria e kryeministrit Rama.

Sipas Gurit, ky koalicion do të shpëtoj edhe ata që “streohen edhe zyrtarisht në shtëpinë e pushtetit të Edi Ramës.”

Postimi i plotë:

Sekretari i Përgjithshëm i Kunat-Opozitës paska vjell vrerë furishëm kundër koalicionit të opozitës së vërtetë për zgjedhjet e 6 marsit.

E kuptojmë që ekzistenca e një opozite reale, cënon interesat financiarë që deputeti Basha dhe grupimi i tij përfiton nga shërbimi i verbër ndaj Edi Ramës.

Normal që Gaz Bardhi nuk ka lidhje me shtëpinë , se ka shkatërruar shtëpinë e të tjerëve…por, Shtëpia e Lirisë është një koalicion që i shpëton edhe ata vetë nga përgjegjësia, që të rreshtohen e streohen edhe zyrtarisht në shtëpinë e pushtetit të Edi Ramës.