Elona dhe Rikja shkëmbejnë biseda me njëra-tjetrën, ku Elona e komplimenton Riken për mënyrën se si po bën lojë me banorët, pasi ka rritur t’i futë të gjithë në dyshime. Elona thotë se do t’i pëlqente shumë që ta njohë më mirë jashtë kësaj shtëpie, pasi brenda saj ka dyshime për çdo veprim të sajin. “Mungonte një si ti në shtëpi, sepse je vërtet një konkurrente shumë e fortë”, – pohon Elona. Ajo e komplimenton për faktin se Rikja sillet natyrshëm dhe buzëqesh gjatë kohës që i fut në dyshime të gjithë banorët. “Ti i thua gjërat bam-bam dhe kjo lojë më pëlqen shumë tani”, – shprehet Elona.

Më pas ato diskutojnë për nominimet dhe hamendësojnë rreth banorëve që janë në nominim dhe banorit të cilit mund të eliminohet. “Mund të dal edhe unë, nuk i dihet”, – shprehet Elona, duke pasur kështu dyshime të forta nëse është në nominim këtë javë. “Ti nuk mund të dalësh se je konkurrente shumë e fortë. Je e thjeshtë dhe kjo gjë i pëlqen shumë publikut”, – i thotë Rikja, gjë e cila i pëlqen shumë Elonës, por e pyet se përse ajo ka këtë mendim. Rikja e simpatizon Elonën dhe i tregon se i pëlqen shumë thjeshtësia e saj. Më pas ato flasin për të nominuarit e javës së kaluar si edhe për Joanën. Elona i tregon Rikes se Joana me zor pret që Elona të dalë nga shtëpia. Më pas aty shkon Edberi dhe të tre thurin planë për lojën që duhet të bëjnë për të futur edhe më shumë dyshime tek banorët.

Joana fajëson Elenën: “Po më prish marrëdhënien me Anaidin 

Joana është shumë e acaruar me Elenën dhe fillon që ta fajëson atë për debatin me Anaidin.

Elena mundohet që ta sqarojë duke i thënë Joanës se ajo nuk e bëri fare me tendencë, por ishte thjesht diçka e thënë në bisedë e sipër. Joana i thotë Elenës se është e disata herë që Elena ndikon shumë duke shkaktuar debate mes tyre. Elena i thotë se ajo nuk e kishte me të keq dhe se ajo e sqaroi me Anaidin këtë pjesë.

“Ti po prish raportin tim me Anaidin në këtë mënyrë, për më tepër që ne sapo jemi pajtuar” i thotë Joana Elenës. Elena përpiqet që ta sqarojë, por Joana nuk i lë radhë për të folur dhe vazhdon më tej “me sjelljen tënde po prish imazhin tënd në këtë shtëpi sepse për ata që nuk ishin të pranishëm dhe për publikun këto gjëra mund të interpretohen shumë ndryshe. “kjo s’ka të bëjë fare me imazhin tim, po të them edhe një herë se asnjëherë nuk kam bërë gjëra me tendencë kundër teje apo për të prishur raportin tënd me Anaidin” i thotë Elena Joanës, por ajo nuk i pranon justifikimet e saj.
 

“Unë duhet të ruhem nga të tjerët këtu, jo nga ty sepse të kam konsideruar si person të afërt” i thotë Joana Elenës. Elena i kërkon që ta lërë të flasë dhe pranon se ajo bëri një gabim me atë që tha, por nuk kishte si qëllim që ata të debatonin. “Ishte hera e fundit, nuk e bëj më, nuk ishte me dashje dhe të kërkoj falje për këtë” i thotë Elena Joanës. Elena i thotë se duke folur me Anaidin ajo u mundua që të rregullonte gabimin me Joanën dhe se ata i konsideron shumë të afërt në shtëpi.
Edhe pse Elena i kërkon falje, Joana vazhdon të jetë e mërzitur me të dhe nuk i thotë që e ka falur apo jo. Pak më vonë aty vjen edhe Anaidi dhe vajzat futen në shtëpi duke qënë ende të mërzitura me njëra-tjetrën, ndërsa Anaidi duket se tashmë e ka kaluar atë debat.

Edberi dhe Vigani venë në loje banorët

Dyshimet e banoreve per njeri-tjetrin vazhdojne te jene te pranishme, ndersa Vellai i Madh vazhdon t’i lere ende ne pritje banoret ne kutine e madhe ne kopsht.

Ndersa e shikon me vemendje Xhimin, Iliri e pyet: “Ke bebe ti Xhimi?”. “Po, kam”, i pergjigjet Xhimi duke qeshur, duke u shtirur se eshte duke e genjyer. Ndersa Vigani i shperqendron te gjithe nga vemendja rreth Xhimit, duke shprehur sikur gjoja ka dyshime per Edberin. Keshtu, te dy bejne nje loje, ku Edberi ben sikur nervozohet dhe i kerkon qe te mos vazhdoje me te hamendesoje rreth ti. “Mos bej me si interesant, more vesh?”, i thote Edberi ne forme kercenimi, ndersa me vone ben sikur qesh, duke lene menjane nervozizmin e shkaktuar prej Edberit.

Pak minuta me vone bie gongu, ne shenje per mbylljen e proves. Te gjithe largohen nga kutia dhe futen brenda ambienteve te shtepise, duke u ankuar se kane pasur shume ftohte gjate gjithe kesaj kohe.

Vigani, Edberi dhe Shpendi shkojne ne kopsht dhe fillojne nje diskutim rreth nje debati te shkurter qe ka pasur Edberi me Viganin gjate proves. Edberi ben sikur nervozohet serish dhe i kerkon Viganit qe te shkoje e te shtype butonin nese ka dyshime, por absolutisht nuk duhet t’i shprehe dyshimet tek pjesa tjeter e banoreve. Ndersa Shpendi, i cili ka rene pre e lojes se tyre, mban anen e Viganit dhe thote se zotesia e Edberit eshte qe ta ruaje sa me shume sekretin e tij, pasi edhe ai ka pasur dyshime dhe nuk eshte faji i Viganit se shprehu dyshimet e tij. Pas pak aty shkon Joana, e cila degjon debatin mes tyre, e me vone edhe Rikja, e cila u kerkon banoreve qe te mos vazhdojne te debatojne ende, pasi secili ka te drejte te shprehe dyshimin e tij. Ajo i kerkon Viganit qe te mos ia vere re Edberit, pasi eshte i nervozuar.

Ndersa me vone atje shkojne edhe banoret e tjere, te cilet jane kurioze per te degjuar diskutimin, duke dashur te mesojne me shume rreth dyshimeve te tyre. Elona dhe Elena e fajesojne Edberin rreth sjelljes se tij te nxituar, duke i kerkuar me ngulm qe t’i kerkoje falje Viganit.