Tiranë, 12 tetor 2014 – E kemi parë të buzëqeshur në panelin e “The Voice” në “Top Channel” së bashku me Alma Bektashin, Sidrit Bejlerin e Genc Salihun, por ja ku keni rastin ta shihni jashtë ekranit.
Paparaci ynë e ka fotografuar Elsa Lilën në një moment delikat, ndërsa ajo ka shfaqur anën e saj të brishtë në një nga lokalet e zonës së ish-Bllokut në Tiranë.
Elsa ka qenë duke pirë kafe me gazetarin, analistin politik dhe këshilltarin e kryeparlamentarit Ilir Meta, Lorenc Vangjeli, ndërsa është fotografuar e përlotur dhe duke tymosur cigare.
Vangjeli njihet si një individ që shoqërohet gjithnjë me femra të trishtuara. Nuk dihet se çfarë e shqetëson Elsën këto ditë gjatë qëndrimit të saj në Tiranë për spektaklin e talenteve “The Voice”, përderisa nuk i ka përmbajtur dot lotët në një ambient publik. Elsa, një mbështetëse e nismave politike të Kryeministrit Edi Rama që kur e majta ishte në opozitë, shihet shpesh afër njerëzve të medias.
33-vjeçarja ka deklaruar se të angazhohej në një projekt artistik si “The Vioce” ishte oferta më e mirë që iu bë për rikthimin e saj në Shqipëri. Ajo e ka lënë Italinë përkohësisht bashkë me vajzën e saj të vogël, Evita.
/Panorama Plus/





