Këngëtarja Elsa Lila, e cila tani jeton në Madagaskar, me bashkëshortin dhe vajzën e saj Evita, duket se do t’i kthehet sërish Shqipërisë.

Ajo është në bisedime e sipër për të qenë pjesë e jurisë kryesore nësezonin e ri të “X Factor Albania”.

Kontrata ende nuk është finalizuar, por sipas “Albaniac” këngëtarja ka qenënë Tiranë ku ka biseduar me Vera Grabockën.

 Kjo është vlerësuar si një  lëvizje shumë e zgjedhur, pasi Elsa është njëfigureë e pëlqyer për publikun shqiptar e cila nuk është konsumuar sa pjesa tjetër e artistëve të estradës Shqiptare, këto vitet e fundit.

Ndërkohë ende nuk dihet se kë do të zëvendësojë Elsa, por supozohet që do të jetë Tuna. Këngëtarja shkupjane kishte deklaruar vetë se nuk do tëmarrë pjesë në këtë edicion të X Factor, megjithëse ka marrë pjesë ne audicionet e para