Zëvendës drejtori rajonal i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani konfirmon se 25 për qind forcave policore janë tërhequr nga pjesa veriore, si pjesë e marrëveshjes me BE-në  të arritur nga qeveria dy ditë më parë, për uljen e tensioneve. 

“Pas pranimit të vendimit të qeverisë nga ana e menaxhmentit të Policisë, i njëjti është dërguar në teren për ekzekutim. Vendimi i Qeverisë së Kosovës ka filluar të implementohet dje dhe ka përfunduar sot”, tha ai.

Në marrëveshjen e arritur të hënën datë 10 korrik në Bratislavë, e cila u bë publike të martën nga Qeveria e Kosovës, parashikohet që në kuadër të hapave të shtensionimit të situatës në veri, Kosova të reduktojë për 25 për qind prezencën e Policisë së Kosovës në dhe rreth objekteve komunale.