Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Shijak nga anëtarët e opozitës në grupet e numërimit të votës.
Partia Socialiste deri më tani është në avantazh edhe në qytetin e Shijakut.
Nga numërimi i 36 kutive nga 54 në total, Elton Arbana i PS është në avantazh me mbi 3 mijë vota përballë kandidatit te BF Rezeart Tusha.
Përkatësisht, Elton Arbana ka marrë deri më tani sipas rezultateve të publikuara nga KQZ 6156 vota, ndërkohë kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë”, Rezeart Tusha, ka marrë 2671 vota.





