Në fakt Elton Deda feston 43 vjetorin e lindjes, por një fotografi e postuar në Facebook, tregon numrat mbrapsht për të treguar që për shpirtrat e lirë, siç janë artistët, koha nuk kalon njëlloj.

Urimet kanë qenë të shumta për Dedën por, tre më kryesoret për të ai i ka postuar në Facebook.

E para është e dashura. “Gëzuar ditëlindjen një nga pak njerëzve, ditëlindjen e të cilit e mbaj mend pa nevojën e kujtesës së Facebookut”, i shkruan Adela.

Ndërkaq, siç e ka bërë traditë, edhe kryeministri Edi Rama i ka dërguar Eltonit një dhuratë, përmbajtjen e së cilës artisti nuk e ka bërë publike, por ka shprehur falënderime për vëmendjen e Kryeministrit. "Respekt", shkruan ai.

Njeriu i tretë, është e ëma, e cila e ka uruar në orën 17.00 të birin, për të kujtuar momentet që asaj i kujtohen mirë, kur ka lindur Eltonin.

"Edhe 100 zemër, prita orën 5 se ne ketë ore ke lindur dhe ulërite për here te pare me sa kishe ne koke, te uroj gjithë te mirat e botes, paç shëndet, jete te lumtur shpirtërore dha sa me shume te mira materiale qe ta gëzosh ketë jete, puc, mami", ka shkruar ajo.

Dhe Eltoni e ka falënderuar sigurisht znj. Antoneta. “Jam me fat qe kam ulërirë nga qejfi qe me solli ne bote një prind i mrekullueshëm si Ti, mama. Puc…yt bir!”

Pavarësisht gjithçkaje mosha mbetet e parëndësishme në lidhjen prind-fëmijë.