Nata finale e Eurovizion në Lisbonë u përmbyll me renditjen e Shqipërisë me përfaqësues Eugent Bushpepën në vend të 11-të.

Shumë komente ka patur që prej këtij momenti, por të gjithë vlerësojnë një zëri performancën e Gentit si dhe vokalin e tij. Një prej tyre është edhe kantautori i njohur Elton Deda, i cili shpreh se profesionistët e dhanë vendimin e tyre duke e renditur Bushpepën thuajse në 5-shen më të mirë.

“Genti, je super artist. Nderove veten dhe sakrificat e tua qe nuk ti ka falur askush por i ke fituar vete me rrylin e fytit. Nga Eurovizioni do kthehesh me nje eksperience me te madhe, dicka qe do te te sherbeje ne karriere. Profesionistet te votuan dhe per pak nuk ishe ne 5-çe, por nuk mund te kesh zhgenjim pasi vetem nje budalla emotivo-superhormonal, nuk i kupton politikat e lepirjeve dhe servilizmave te “mesazheve glorioze” te ketij aktiviteti medioker. 

Une personalisht e kam shijuar kengen ne Festival dhe e shijova plotesisht edhe ne skenen fantastike te Lisbones. Mbaje koken lart sepse ( te pakten per mua), ishe vokalisti me i mire i Eurovizionit dhe djali modest qe kushedi se ç’heq te bashkejetoje me madheshtine e rocknrollit brenda teje. Per mua eshte mision i kryer dhe me sukses. Dua shume ti pershendes edhe Kolin, Kleartin, Rezin dhe gjithe stafin e RTSH-se qe te ka ndenjur afer ne Lisbone dhe te kane dhene zemer. 

Ne veçanti, dua tu them urimet me te mira, Denisit, Gertit, Gretes, Erioles te cilet kompletonin me profesionalizem dhe qetesi, garancine absolute te performances se kenges. Vazhdo te na kenaqesh. Miku qe te do te miren ( jo si te Vani me letra poshte deres),”– përfundon Eltoni në rrjete sociale.