Këngëtarja e dashur shqiptare Elhaida Dani ka publikuar mbrëmjen e djeshme albumin e titulluar “Zanin”.
Artistja mbajti mbrëmjen e djeshme një koncert për të prezantuar atë. Albumi përbëhet nga 5 këngë “Zanin”, “Jam betu”, “Kënga jonë”, “Amore”, “Hajmali”.
Elhaida ka marrë mbështetje të shumtë jo vetëm nga dëgjuesit e saj, por edhe nga kolegët, mes të cilëve edhe Aurela Gaçe.
Aurela ka publikuar disa video në Instagram duke përgëzuar këngëtaren shkodrane për punën.
“Një Elhaidë me zërin mrekulli e me një stil ndryshe nga herët e tjera.
Ajo udhëton nëpër botë me projekte muzikore e merr duartrokitjen e publikut të gjerë botëror, por sigurisht e merr malli për vendin e saj, për duartrokitjen e dashurinë e atij publiku që e deshi që në notat e para, prandaj është për tu duartrokitur puna, mundi, vemendja e kushtuar për të sjellë 5 këngë të reja në albumin e saj “ZANIN“”- ka shkruar Aurela krah postimit.
Mirëpo, vëmendje në këtë postim ka marrë komenti i Elton Dedës. Ai ka kritikuar albumin, duke u shprehur se këngët janë njësoj. Megjithatë nënvizon se ky është një perciptim i vogël nga ajo pak që ka dëgjuar.
“Po sikur njësojë këngët…Sigurisht është një perciptim i vogël nga ajo pak që dëgjova!”- shkruan ai.