Në prag të heshtjes zgjedhore, pikërisht në orën që PS e PD po kryenin fushatat përmbyllëse, nuk e ka mbajtur zemëratën kantautori dhe këngëtari i njohur, Elton Deda. Me një status në Facebook, Deda thekson se populli shqiptar po vuan dajakun dhe thithjen e gjakut që i ka bërë klasa politike.
Edhe pse Deda nuk e ka përmendur termin politikë, në gjithë tekstin e statusit në këtë rrjet social, nënkuptohet se bëhet fjalë për politikën.
“Faleminderit, faleminderit, faleminderit…o popull…o populll…pooopuuuullll…..! Si të mos mjaftonte dajaku që u kanë dhënë për 23 vjet duke thithur gjakun, e falenderojne popullin, i peshtyjne mu ne surrat me buzeqeshje. Mjere ti o popull, sa shume gjera jane bere dhe do behen ne emrin tend. Mjere ti”, shkruan Deda në Facebook.
Pasi ka lexuar komentet e miqve të tij në facebook, 3 orë pas publikimit të këtij statusi Elton Deda është shprehur:
“Unë tani po i lexoj komentet tuaja dhe me keqardhje po konstatoj se disa prej jush kanë akoma probleme me kuptimin e statusit. Gjuha e atyre që vuajnë nga inferioriteti gjithmonë e shpjegon nivelin. Gjithsesi, për të gjithë ata që se kanë kuptuar statusin, po sqaroj thjesht që ky status është kundër të gjithë klasës politike pavarësisht preferencave të mia. Pasi skenari është gjithmonë i njëjtë dhe është populli që shpartallohet, është populli që pështyhet, është populli që tallet dhe janë paret e popullit që përdoren për fushata e gjëra të tilla. Pra ky status NUK KA, asnjë preferencë politike. Qëlloi që ishte mitingu i Saliut dhe ngaqë isha mbush gjithë këto ditë me rockstarët politikanë që asnjë gjë s’kanë bërë dhe nuk besoj të bëjne për kët popull, e vura. Në rast se akoma nuk i kuptoni edhe këto që po ju them, atëherë jeni të lutur të mos humbni kohën tuaj duke shkruajtur këtu dhe duke më treguar mua preferencat blu apo të kuqe se seriozisht…as që më plas! Gjithë të mirat.", ka shkruar këngëtari Elton Deda.





