Kantautori i njohur shqiptar, Elton Deda ka reaguar sërish lidhur me vendimin e një ditë më parë të qeverisë për të mbyllur klubet e natës, diskot dhe baret Lounge.

Përmes një postimi në Facebook, artisti i ka bërë thirrje publike kryeministrit Edi Rama, që të shfuqizojë aktin dhe të bëjë një të ri me shtrëngimin e masave kundër koronavirusit.

“Reflekto or mik sa nuk është vone. Mos jua mbyll shqiptareve te dërrmuar atë dritaren e zbehte qe u jep pak kenaqesi. Ka plot forma qe mos ti rrënosh muzikantet e bashke me ta gjithë zinxhirin e biznesit. Shfuqizo atë aktin e çuditshëm dhe bej një te ri ku shtrëngon masat. Ti do thuash “jemi keq si komb e s’marrim vesh”…por ta garantoj qe kështu nuk do marrim vesh jo për inat, por sepse po shkojmë drejt një grope te madhe. Sa me shpejt madje. Miqësisht, një pjese e armatës te denigruar prej 5 muajsh.”, shkruan Deda.