Këtë të premte, ylli ndërkombëtar me origjinë shqiptare, Dua Lipa, do të përformojë live në ‘Studio 2054’, e cila do të transmetohet në vendin tonë në orën 21:30.

Sigurisht, koncerti online, do të funksionojë me bileta.

Ditën e sotme nëpërmjet një postimi në Instagram, ajo ka bërë me dije se “STUDIO 2054” do i bashkohet edhe Elton John.

“Jam kaq e lumtur të njoftoj se Elton John do të jetë me mua për “STUDIO 2054. A jeni gati?”

Ndërkohë javën që lamë pas Dua zbuloi se pjesë e koncertit do jetë edhe Miley Cyrus.