11nëntor 2015 – Identifikohet viktima e sotme, qëlluar për vdekje në një restorant në Linzë. Elton Nika, 30 vjeç, mbeti i vdekur, ndërsa Ismet Gazheri, pronari i lokalit është i plagosur rëndë. Ngjarja ndodhi në parkingun e makinave të restorantit.
Policia tha se autorët janë larguar me dy makina, një me targa shqiptare e tjetra kosovare. Elton Nika është person me precedent, kryesisht për vjedhje dhe gjobëvënie.
Ai kishte pak ditë që kishte dalë nga burgu, por ende nuk dihet shkaku që solli përplasjen e sotme me armë. Restoranti është një ndër më të frekuentuarit në periferi të Tiranës dhe ngjarja e sotme shkaktoi panik tek klientët e shumtë.
/portali DurresLajm/