Ato padyshim janë mjaft të suksesshëm në profesionet e tyre. Çdo dalje e tyre përbën interes për publikun. Bëhet fjalë për Elvana Gjatën dhe Flor Mumajestin. Bashkëpunimet e tyre janë të shumta gjatë këtyre viteve, dhe të dy gëzojnë një shoqëri të mirë së bashku.

Por duket se nuk mbaron me kaq. Kohët e fundit Elvana dhe Flori janë përfolur për një lidhje dashurie. Edhe pse çifti nuk e ka pranuar dhe e ka rrëzuar këtë hipotezë, dita ditës dalin detaje të reja rreth marrëdhënies së tyre.

Së fundmi në mediat online po qarkullon lajmi se kur dyshja udhëton jashtë Shqipërisë, në koncerte të ndryshme, ata akomodohen në të njëjtën dhomë, çka lë të nënkuptohet se janë më shumë se miq. 

Por a është e mundur që miqtë të ndajnë dhomën bashkë?! Apo janë më shumë se kaq?