Që prej hitit të saj të fundit "Lejla", bashkëpunim me 2Po2 dhe Cpital T, Elvana Gjata duket sikur ka humbur nga skena. Megjithatë këngëtarja di gjithmonë të surprizojë fansat.

Në një postim në faqen e saj në instagram, Elvana shkruan se ka përfunduar këngën e saj të re që ndoshta do të titullohet  “Forever is over”, “Përgjithmonë ka mbaruar”, nisur nga hashtagu i përdorur në postim, shoqëruar me një imazh nga videoklipi.

Flitet se kënga është një bashkëpunim me këngëtarin e famshëm David Guetta dhe pritet të dalë më 14 Qershor.