Vetëm dy ditë më parë Elvana Gjata publikoi këngën e saj më të re në bashkëpunim me Ty Dolla Sign, me titull “Off guard”, këngë e cila u pëlqye shumë dhe aktualisht në Youtube ka arritur mbi 500 mijë shikime.
Por vetëm pak orë pas publikimit të këngës së re, një tjetër lajmë bombë vjen nga Elvana.

Këngëtarja do të jetë në albumin e fundit të bashkëpunëtorit të saj, producentit Poo Bear, në albumin e të cilit do të jenë këngëtarë të famshëm si J.Balvin, Justin Bieber, Jennifer Lopez, Zara Larson, Ty Dolla Sign etj.
Bashkëpunimi i Elvanës me Poo Bear quhet “Shade” ndërsa albumi mban titullin “Poo Bear Presents: Bearthday Music” dhe do të publikohet nga 27 prilli.
“Kisha kaq shumë kohë që e mbaja për vete, sa isha gati të shpërtheja! S’mund të isha më e lumtur dhe më e bekuar që jam pjesë e albumit tënd unik! Faleminderit për gjithë muzikën që më dhe dhe për gjithë ç’ke bërë për mua. Urime Poo Bear”, shkruan Elvana në postimin e saj në Instagram./XING





