Këngëtarja simpatike Elvana Gjata e cila u shpërblye me dy çmime në natën e ‘VDM 2013′, u duk madhështore në fustanin që e kishte punuar vet.
Përderisa për gjithë pjesmarrësit e këtij evenimenti u kujdesën kreator të veçantë dhe të njohur, Elvana u përkujdes vetë për fustanin.
Teksa doli të marrë çmimin dhe bëri falënderimet, ajo tregoi se nuk kishte paguar asnjë dizenjator, por fustanin e kishte punuar vetë.
Bravo i qoftë pasi ajo mori vetëm komente pozitive për pamjen e saj.
Duket se Elvanës përveç muzikës i pëlqen edhe dizajni, dhe për këtë shumë me fat, pasi të dyja ndërlidhen shumë bukur së bashku.





