TIRANE, 13 shkurt 2013– Elvana Gjata ka prezantuar sot këngën e saj të parë për vitin 2013 me titull “Fake” (falso). Me një video mjaft të realizuar, Elvana vjen më agresive se asnjëherë tjetër.
Ajo ‘fyen” kolegët e saj këngëtarë dhe jo vetëm, duke i konsideruar edhe palaço. Video mund të konsiderohet me përmbajtje të fortë, pasi në të paraqitet një person me armë (kallashnikov) dhe një tjetër, i cili më një sëpatë në dorë është duke grirë mish.
Për t’i shtuar edhe më tepër frikën, një luan shfaqet i mbyllur në pak metra katrorë bashkë me këngëtaren.