DURRËS, 7 tetor 2014 –  Elvana Gjata është shfaqur shumë provokative me fustan të kuq me një pjesë transparente.

Ajo është fotografuar në një eveniment në Tiranë, ku ka pozuar së bashku me mikeshën e saj të ngushtë, Jonida Vokshi dhe aktorin e humorit Ermal Mamaqi. Foton ku tre miqtë kanë pozuar bashkë, Mamaqi e ka komentuar me humor, ndërsa thotë: “10 vjet Digitalb. Sa të vogla kanë qenë para 10 vjetësh Elvana dhe Jonida, s’i njihte njeri. E kujt ia merrte mendja që këto të dyja do bënin foto me mua!”.