Revista 'Vogue', 'Elle', markat prestigjioze si Calvin Klein, Rebecca Minkoff e shumë të tjera kanë zgjedhur fotografin David Paul Larson. Fotografi në New York ka fokusuar në aparatin e tij fytyrat më të çmuara të modës, si Cara Delevingne, Karlie Kloss, Doutzen Kroes, Joan Smalls apo Elsa Hosk. Tani është radha e këngëtares shqiptare, Elvana Gjata.
Ajo postoi në Instagram fragmente nga shërbimi fotografik në New York, ku shfaqet më sensuale se kurrë. E veshur me një body të bardhë asimetrik, me forma natyrale të flokëve, Elvana Gjata pozon përpara fotografit. 'Një ditë e jashtëzakonshme me David Paul Larson', e përshkroi ajo këtë përvojë në Instagram.
Ndërkaq, David paralajmëroi një projekt të veçantë. 'U ktheva në New York dhe sapo fotografova për një projekt emocionues me Elvana Gjatën.', njoftoi ai në Instagram ku publikoi një foto të këngëtares me logon 'U fotografova nga David Paul Larson.' Mbetet të presim publikimin e fotove përfundimtare.





