Eftuar në emisionin e sotëm të “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro ka qenë artistja e mirënjohur Elvana Gjata. Në këtë intervistë ekskluzive, ajo na ka zbuluar më shumë detaje rreth jetës së saj private, rolit si aktore në serialin “Tenxherja Kapakun” dhe projektet e tjera që e presin.
Siç edhe e lartpërmendëm, ajo momentalisht është duke realizuar serialin “Tenxherja Kapakun”, ku është aktore protagoniste së bashku me Romeo Veshaj. Kjo nuk është e vetmja eksperiencë e saj në aktrim, pasi Elvana ka luajtur edhe në projekte të tjera kinematografike. Shumë veta janë skeptikë për pjesëmarrjen e saj në këtë industri, por rikujtojmë se ajo ka mbaruar studimet e larta në deepartamentin “Regji”. Mendon Elvana se do të kishte qenë më e suksseshme nëse do të zgjidhte aktrimin si profesion të parë?
Patjetër, muzika është profesioni im. Thjesht aktrimin nuk e bëra dot atëherë kur doja. Në fakt, unë mbarova shkollën dhe më pëlqente shumë. Në shkollë kam qenë shumë aktive. Më pëlqente shumë që ta zhvilloja, por nuk pata asnjë propozim në fakt. Të gjithë profesorët thonin ‘aktore e shkëlqyer’, por nuk pata ndonjë propozim të mirë. Nuk pata derisa triumfoi Ermali, se Ermali ishte ai që më shtyu i pari të bënim film. Edhe unë atë. Kështu që mendoj që patjetër me muzikën, aktrimi im kam marrë një shtrirje më të madhe. Patjetër që po./TAR