Elvana Gjata kishte lajmëruar disa ditë më parë për lançimin e këngës së re, “Off Guard”. Kënga e re e saj u publikua mëngjesin e së premtes në Youtube, dhe qindra e mijëra klikime numërohen që nga çasti i parë kur doli.

Një super këngë ritmike, por që sapo e sheh të sjell ndërmend plazhet tropikale me klimë të ngrohtë. Elvana sjell këtë sukses të radhës në bashkëpunim me reperin e famshëm Ty Dolla $ign.