29nëntor 2015 – Këngëtarja Elvana Gjata për festën e flamurit ndodhet në Hamburg e shoqëruar nga Flori dhe nga Andy Gramm, bashkëpunëtor këta prej shumë vitesh.

Në rrjetin social Instagram ajo ka postuar dy fotografi ku shihet qartë edhe motivi kombëtar që Elvana ka për vendin e saj Shqipërinë. Bëhet fjalë për një veshje kombëtare që për të është përkujdesur stilisti i njohur Valdrin Sahiti.

/portali DurresLajm/