Sarandë, 23 gusht 2014 – Një ditë pas masës së sigurimit të provës të dëshmitares Elvira Gega në Gjykatën e Sarandës, 40- vjeçarja thotë për “Panorama” se nuk do ta lërë në asnjë moment qytetin. 

Së fundi Elvira është larguar dhe nga puna sezonale që bënte, pasi siç thotë pronarëve u vinte siklet prej saj që nga momenti kur u bë publik videoskandali me Agron Canen, sekretarin socialist.

Gega shprehet se ka takuar një ditë më parë drejtoreshën rajonale të punës nga Vlora që së bashku me atë të Sarandës e kanë siguruar se do t’i gjejnë një vend pune.

“Më premtoi se nuk do të largohet nga Saranda pa më rregulluar mua në punë”, thotë Elvira për drejtoreshë Inesin.

Nga ana tjetër 40 vjeçarja ka pohuar se nuk ndihet e frikësuar pasi herë pas here policia interesohet për gjendjen time.

Sipas saj, edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ka komunikuar që ta marrë në telefon sa herë që të ketë nevojë për ndonjë gjë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/