Bashkëshortja e Elvis Pupës, Belina Pupa ishte sot në një lidhje “Skype” me emisionin “Wake Up” në Top Channel.
Ajo u pyet edhe për deklaratën që ka bërë Visi, se të dy flenë në dhoma të ndara.
Belina tregoi se arsyeja pse flenë të ndarë është sepse ai gërhet dhe ajo e ka gjumin shumë të lehtë.
Fakti që flenë në dhoma të ndara, sipas saj nuk do të thotë se nuk duhen.
“Ideja është që ne kemi 13 vite të martuar bashkë, ne jemi martuar se jemi dashur vërtet dhe vazhdojmë të duhemi vërtet. Përsa i përket kësaj pjesës së gjumit, ne rrimë bëjmë qejfet tona dhe kur është momenti pastaj flemë gjumë veç e veç.
Gjumin e kam shumë problem, po të fluturojë një mizë tek dhoma ime unë e dëgjoj, e kam shumë të lehtë gjumin dhe Visi ka problemin e gërhitjes, prandaj e kemi bërë këtë gjë. Në mëngjes kemi një rregull, o vjen njëri tek tjetri o shkon tjetri tek njëri, kështu që kush çohet i pari”, tha Belina Pupa.