Elvis Pupa ishte i eleminuari i spektaklit të së martës, ka qenë i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”. 

Visi foli për eksperiencën brenda shtëpisë dhe për planet e tij të ardhshme, ku përveç projekteve muzikore, Visi ka folur edhe për një film ku do të marrin pjesë disa nga banorët e “BBV2”.

“Kam qejf të bëjë një film, mund të ketë disa pjesë të shkurtra humoristike…po dhe këtë filmin e kam qejf, dua të rikthejë filmin e fundit që kam rregjistruar në Amerik në 2011, dua të bëj dyshin, po dua të bëhet këtu, dua një produksion të madh, shumë veta nga shtëpia e “BBV2” kanë shprehur dëshirën të jenë pjesë e këtij produksioni…” 

Gjithashtu Visi ka treguar se dëshiron bashkëpunim muzikor me Luizin dhe Lorencin e sipas tij do të jenë një treshe sherbetash.