TIRANE-Elvis Pupa nuk ka ndenjur pa shprehur një opinion të vetin për këngëtaret shqiptare gjatë këtij qëndrimi në Shqipëri.
Madje këtë mendim ai e ka ndarë me miqtë e tij në rrjetin social “Facebook”, ku ka shkruar:
“Gati të gjitha këngëtaret shqiptare kanë bërë kirurgji plastike. Hundën e thyejnë me të njëjtin çekiç, buzët dhe gjoksin i fryjnë njëlloj (2.5 amper), mollëzat i mprehin në të njëjtën formë, vetullat rruhen dhe më pas bëhen tatu, flokët i shtojnë me flokë kinezësh të vdekur dhe si rrjedhojë ngjajnë aq shumë me njëra-tjetrën, sa mund të them se kemi vetëm dy këngëtare shqiptare: BIONDJA dhe BRUNIA”.
Ky ka qenë komenti i aktorit për këngëtaret, të cilat sipas tij janë njëlloj dhe pa identitet, jo vetëm në art, por dhe në pamje.