Duket e pabesueshme, por aktori i njohur i humorit dhe njëkohësisht edhe moderatori i spektaklit “M’fal për shprehjen”, Elvis Pupa, pretendon se ka marrë një “mesazh” nga Mbretëresha e Britanisë së madhe, Elizabeta, menjëherë pas vizitës së aktorit shqiptar në Londër.
Të gjithë këtë Visi e ka njoftuar me shumë humor nëpërmjet një fotografie të publikuar në profilin personal të tij në rrjetet sociale.
“E kishte pa nona Elizabet kte foto dhe me dergoi mesazh ne inbox:"Ke ardhe deri ktu dhe s'u ktheve me e pi i kafe me momen? Kam nji nga kto dukeshat e lagjes qe eshte njish me pa filxhon. Hajde se kemi mare pensionin sot". ????”, shkruante Vis Pupa në sqarimin shoqërues përbri kësaj fotografie.





