Aktor për aktor ka qenë zëvendësimi i menjëhershëm i Ermal Mamaqit pas largimit nga Digitalb-i.

Aktori i humorit Elvis Pupa duket se i ka marrë jo vetëm emisionin, por edhe emrin Ermalit, duke na dhuruar të njëjtin spektakël. Thuhet se emisioni do të mbajë emrin e Elvisit “6 ditë pa Elvisin”, ndërkohë që edhe emisioni i ri Ermalit në televizonin kombëtar “Klan” do të mbajë emrin e tij, “ Xing me Ermalin”.

Mbetet të shohim se më cilin emision do të argëtohemi më shumë një herë në javë, me “6 ditë pa Elvisin” apo “Xing me Ermalin”. /Living