Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi, pritet të dalë sot në orën 11:00 para gjykatës së Tiranës ku do t’i verifikohet masa e sigurisë “arrest me burg” që u vendos pas kërkesës së Prokurorisë.

Rroshi përfaqësohet nga dy avokatë, ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku si dhe një avokat italian, i cili mbërriti një ditë më parë në Shqipëri, juristi Francesco Paulo Sisto.

Dy avokatët deklaruan se ligji për dekriminalizimin është antikushtetues dhe po shihen mekanizmat për ta ankimuar në gjykatën Kushtetuese.

Ata thanë që Prokuroria ka bërë zbatim të gabuar të këtij ligji në këtë rast dhe pretendojnë se në kohën kur Rroshi ka plotësuar formularin, nuk e ka ditur se ka qenë i dënuar në Itali, pasi ka qenë minoren.