Elvis Rroshi e ka kaluar natën e parë në qelinë VIP në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, aty ku më parë ka qëndruar edhe ish-guvernatori Ardian Fullani, Prokurori i Krujës, Haxhi Giu e ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili.
 
“Report Tv” raporton se porositë e Rroshit drejtuar familjes kanë qenë për rroba, xhel flokësh, shampo e pastë rroje. Ndërsa mësohet gjithashtu se në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, familjarët i kanë çuar edhe ushqime.
 
Elvis Rroshi u arrestua pasditen e djeshme nga forcat e policisë së komisariatit të Kavajës, pas vendimit të Gjykatës së Tiranës që dha “arrest me burg” për të. 

Ai pritet të njihet të mërkurën me masën e sigurisë në Gjykatën e Tiranës.