29 janar 2015 –  Aktorja Ema Andrea e cila momentalisht gjendet në jurinë e spektaklit “Dancing With the Stars”, ka shpërndarë për ndjekësit e saj në facebook, një foto ku shfaqet me cigare në dorë. Për këtë, veç komplimentave për pamjen, ajo ka marrë edhe kritika e këshilla nga miqtë e saj. Këtyre komenteve, Ema Andrea i është përgjigjur:

“Cigarja bën keq e di, por unë jetoj me këtë gabim dhe për momentin nuk jam pishman!”.

Aktorja kontraversiale njihet për “dashurinë” që ka ndaj duhanit, madje edhe që e konsumon atë në ambiente të mbyllura e publike, si në rastin e kësaj fotoje.