Aktorja e njohur shqiptare Ema Andrea ka “këshilluar”gratë që të mos u japin shumë detyra burrave, pasi ata nuk i mbajnë dot.
Ajo u shpreh këtë mbrëmje në “Euronews Albania” se gratë shqiptare janë më të angazhuara se burrat edhe pasi mbarojnë punën. Aktorja thotë se “grave shqiptare u janë zgjatur krahët nga peshat e rënda.”
“Ajo që vë re në rrugët e qytetit tonë, gratë në çfarëdo lloj dukje dhe moshe, janë me 1 milion çanta në krah kur kthehen nga puna. Keni parë ndonjë burrë që iu prehet krahu? Grave shqiptare u janë zgjatur krahët nga peshat e rënda. Mos u jepni shumë detyra burrave, keni shumë të drejtë. Mos u jepni shumë detyra se nuk i mbajnë”, u shpreh aktorja Andrea.