TIRANË, 27 mars 2013 – Drama “Edipi Mbret” që po shfaqet në Teatrin Kombëtar është shoqëruar edhe me disa histori rozë që po vlojnë në rrethin e artistëve, që tashmë janë përzjerë nga Shqipëria edhe Kosova. Bëhet fjalë për aktoren 42 vjeçare Ema Andrea dhe kompozitorin e shfaqjes Trimor Dhomi, 37 vjeç, shkruan revista e përjavshme ‘Story’.
Sipas kësaj reviste, të dy janë parë natën pas premierës ndërsa të përqafuar kanë ndarë emocionet dhe kanë festuar së bashku me trupën në një nga lokalet pranë teatrit. Më pas grupi është zhvendosur në një club në zonën e ish-bllokut, ku nën efektin e pijes dy të dashuruarit nuk janë përmbajtur po janë hedhur në krahët e njëri-tjetrit duke u puthur publikisht, si të ishin adoleshentë, pa e vrarë mendjen nga sytë kureshtarë që i shihnin në ambientin publik.
“Nuk e dimë si do të shkojë kjo histori dashurie mes të dyve. Ajo që dihet është fakti se Ema prej disa kohësh është ‘single’ pas historisë së saj të dashurisë disa vjeçare, me regjisorin Ergys Lubonja”, shkruan më tej revista.





